Një bombol gazi ka shpërthyer në një piceri në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në lagjen nr. 1.
“Më datë 10.09.2017, rreth orës 20:00, në Sallën Operative Sarandë ka ardhur një telefonatë se në lagjen ”Nr.1” , tek një piceri, aksidentalisht ka rënë një vatër zjarri. Vatra e zjarrit është shkaktuar si pasojë e plasjes së një bombule gazi”, sqaron policia.
Si pasojë e zjarrit janë djegur disa sende dhe aparatura të lokalit. Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar apo të dëmtuar.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po vazhdon procedurat hetimore.
a.ç