Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un organizoi një festë masive në shenjë falënderimi dhe përgëzimi për shkencëtarët dhe teknikët e tij bërthamorë që drejtuan testin e gjashtë dhe më të madh bërthamor të vendit një javë më parë, tha agjencia e lajmeve zyrtare ditën e diel.
Kim dhe bashkëshortja e tij, Ri Sol-Ju, mblodhën shkenctarët më të rëndësishëm për të festuar atë që ai e quajti “sukses i testit të bombës H”.
Shpërthimi, i cil erdhi disa javë pasi vendi shkarkoi dy raketa balistike ndërkontinentale, nxitën reagime globale dhe thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër kombit të izoluar.
Gjatë javës së kaluar, zyrtarët e Koresë së Jugut, kishin paralajmëruar se Koreja e Veriut mund të nisë një raketë balistike ndërkontinentalë, në kundërshtim me sanksionet e OKB-së dhe mes një ngërçi në rritje me Shtetet e Bashkuara.
Uashingtoni i tha Këshillit të Sigurimit të OKB të premten, që të organizojë një takim të hënën për të votuar mbi një projekt-rezolutë që përcakton sanksione shtesë mbi Korenë e Veriut për programin e saj raketor dhe bërthamor.
Kim vlerësoi krijuesit e bombës dhe tha se testi i fundit i bombës me hidrogjen është fitorja më e madhe e popullit korean që u arrit me koston e gjakut të tyre duke shtrënguar rripat në një periudhë të vështirë.
Peniani tha se ka nevojë për armë bërthamore për të mbrojtur veten, por SHBA ka akuzuar kombin e izoluar se “po lyp luftën”.
a.ç