Vllaznia i bashkohet Kukësit, Skënderbeut dhe Teutës dhe e nis sezonin e ri të Kategorisë Superiore me fitore.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Cungu mundi Lushnjen me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Loni Papuçiu’ të Fierit.
Lushnja, që këtë sezon u rikthye në Superiore nuk mundi dot t’u rezistonte shkodranëve që shënuan nga një gol për çdo pjesë për të marrë 3 pikët e para në kampionat.
Autogoli i Gavës i dha avantazhin 1-0 Vllaznisë që e mbylli pjesën e parë me këtë rezultat. Në fillimin e 45 minutave të dyta skuadra shkodrane e ndëshkoi sërish Lushnjen këtë radhë me Edon Hasanin që fiksoi shifrat 2-0 të ndeshjes.
a.ç