Edhe pse parimisht kanë rënë dakord për vazhdimin e marrëdhënies, mungesa e firmës së Messit në kontratën e re me Barcelonën po kthehet në një shqetësim për klubin katallan.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez shpreson që ylli argjentinas të firmosë sa më shpejt. Barcelona e lajmëroi që në korrik zgjatjen e kontratës me Lionel Messin, por deri tani rezulton se marrëveshja nuk është bërë ende formale.
Presidenti i Barcelonës, Bartomeu deklaroi pak ditë më parë se marrëveshja është e vlefshme, pasi babai i futbollistit, në cilësinë e menaxherit, ka firmosur kontratën.
Por në media spekulohet se lojtari do të presë të jetë futbollist i lirë, në mënyrë që të tërheqë një kontratë sa më të madhe me përfitim personal nga klube që e dëshirojnë dhe janë gati t’i ofrojnë shuma deri tani të pabesueshme edhe pse më parë ai ka deklaruar se dëshirton ta përfundojë karrierën e tij si futbollit tek Barcelona.
a.ç