Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i pyetur për lënien jashtë qeverie nga kryeministri Edi Rama, tha se nuk mund të thotë që nuk është problem per të, por tani duhet ti provoje vetes qe ecen edhe pa pasur poste te larta ne qeveri.
Mamaqi: S’u aktivizove as në formacion as në stol.
Tahiri: E mora sic më shef, mos prit të të them se s’ka problem, po që mirë edhe kështu.
Mamaqi: Si bëhen këto muhabetet , për në formacion apo në qeveri, apo si studentet kur shohin emrin te dera e shkolles?
Tahiri: Bingo nuk është, të gjithë pak a shumë kanë një ide, por është trajneri që bën formacionin, në këtë rast kjo ishte qeveria.
Mamaqi: Pra e dije që nuk do ishe?
Tahiri: Nuk është edhe aq e rëndësishme…tani duhet t’i provoj vetes qe e gjitha ecen edhe pa pasur detyra te larta.
Mamaqi: Do krijosh partine tende, si do ja vesh emrin?
Tahiri: Ose iken te partia tjeter, por une e kam prishur me te gjitha partite e tjera. Nuk kam plane te tilla.
/b.d