Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e hënë do të ketë përsëri parlament, ku pritet të paraqesë programin e qeverisë.
“Falenderoja Presidentin e Republikës për shpejtësinë që ka reaguar duke më dekretuar për të qenë i pranishëm në seancën e ditës së hënë” tha Rama.
Rama ka deklaruar se gjatë prezantimit të programit të qeverisë shpreson që opozita të jetë në Kuvend, ndërsa është shprehur i hapur për çdo sugjerim dhe kritikë që mund të vijë prej tyre.
Edhe kreu i sapozgjedhur i Kuvendit Gramoz Ruçi, në mbyllje të seancës njoftoi se me 11 shtator në seancën plenare, kryeministri do të paraqesë programin dhe përbërjen e kabinetit qeveritar.
“Më 11 shtator do jetë dita kur kryeministri do të paraqesë në Kuvend programin politik dhe përbërjen e kabinetin qeveritar”, tha Ruçi.
/a.m.