Policia e Klosit njofton se personi i cili pesoi djegie ne 70% te trupit nje dite me pare kur makina me te cilen levizte mori flake ka ndërruar jetë në spital. Me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, ai nuk mundi dot të mbijetojë nga plagët e rënda.
“Në vijim të informacionit paraprak datë 08.09.2017, ku rreth orës 21.00, në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet kishte marrë flakë, dhe për pasojë drejtuesi i automjetit pësoi djegie trupore të shkallës së rëndë ju informojmë se edhe pas ndërhyrjes më të specializuar në repartin e djegies Tiranë, drejtuesi i automjetit shtetasi Shkelqim Çela, me datë 09.09.2017 rreth orës 16.20 ka ndërruar jetë”, thane burimet./a.m.