Vajzat që u arrestuan për prostitucion online, klientët i kishin kryesisht nga vendet e huaja. Sipas të dhënave të hetimit, pagesa mujore për secilën prej tyre ishte e kënaqshme.
“Vajzat paguheshin mesatarisht nga 600 mije lëke deri në 3 milionë lëkë të vjetra, ndërsa përllogaritja e fitimeve bëhet nëpërmjet krediteve”, thotë Skerdi Kasimati, shef i seksionit për trafiqet e paligjshme.
Por vajzat nuk përzgjidheshin në mënyrë rastësore, përveçse duhet të jenë të bukura, ato duhet të plotësojnë dhe disa kritere të tjera që të pranohen. Pjesa më e madhe e të arrestuarave janë nga rrethet.
“Pasi nxirrren njoftime nëpër rrjetet sociale, vajzat duhet të jenë mbi 18 vjeç, të dinë gjuhë të huaja”.
E përfshirë në rrjetin e prostitucionit online ishte edhe një e mitur.
“Kishte falsifikuar çertifikatën”.
Në gjyq ku u paraqit në seancën për caktimin e masës së sigurisë, Dafina Tresa deklaroi se vajzat vinin me dëshirë dhe se përsa i përket veprimtarisë që ushtronin në një apartament në zonën e pranë “Brrylit” në kryeqytet, 32-vjeçarja u shpreh se nuk e dinte që ishte e paligjshme një gjë e tilllë. Tresa u la në arrest shtëpie, bashkëshorti i saj në “arrest me burg”, ndërsa 6 vajzat u lanë të lira.
Brenda një viti janë goditur tre raste të prostitucionit online në kryeqytet, ndërsa drejtues të policisë shprehen se është e vështirë dokumentimi i veprimtarisë së tyre pasi veprojnë në ilegalitet të plotë në bodrume apo shtëpi të marra me qira dhe shpeshherë ndryshojnë vendodhjen. /KLAN PLUS/a.m.