Një person ka tentuar t’i japë fund jetës në Fier. Sipas policisë, 32-vjeçari me inicialet A.K. është dërguar në spital bga fmailjarët ku ndodhet në gjendje të rëndë. Raportohet se atij i është konstatuar një plagë me armë zjarri.
“Në datën 09.09.2017, rreth orës 13:10, në Spitalin Rajonal Fier është sjellë nga familjarët shtetasi A.K, 32 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël”, Fier, i cili dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri në banesën e tij. Shtetasi A.K ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, bën me dije policia./a.m.