Sot i arrestuari Nikja kishte seancën gjyqesore pēr vlerësim të masës së sigurisë ku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, ndaj tij.
Për kapjen e tij menjëherë janë nisur në drejtim të Pukës , 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër. Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe është njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër e Kukës.
Në lidhje me këtë ngjarje , menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje , në Komisariatin e Policisë Pukë.
Ndërko, po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtori i SH. Ç. B. A, në Ministrinë e Punëve të Brendshme Eduart Merkaj ka nisur një grup kontrolli për të filluar hetimin penal ndaj personave përgjegjës .
Nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike janë nisur specialistët e Rendit për të analizuar shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje. Po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit të lartpërmendur.
MA.ME