Ndërkohë që pritet vendimi i ministrit të Drejtësisë në Kroaci mbi fatin e Ismail Morina, i njohur si Ballisti, “BalkanWeb” ka zbuluar një letër që ky i fundit i drejton autoriteteve dhe gjithë shqiptarëve për të sqaruar pozicionin e tij.
Në letrën që mban datën 23 qershor 2017, të shkruar në Dubrovnik”, Ballist Morina flet për akuzat që rëndojnë ndaj tij, të cilat i cilëson të pabaza dhe të pavërteta.
Sakaq, ai ndalet edhe tek sfida Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre për shkak të dronit me flamurin e Shqipërisë së Madhe që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit.
/a.m.