Dalin para gjykatës 8 të akuzuarit për shfrytëzim prostitucioni të cilët u arrestuan në Tiranë dy ditë më parë gjatë Operacionit Chat Line 3.
Mes të arrestuarve është edhe menaxherja e 7 studenteve Dafina Tresa.
Prokuroria ka ngritur akuzën për përshtatje ambientesh për shfytëzim prostitucioni, rekrutim vajzah për prostitucion.
Tresa ka mohuar akuzën duke u shprehur se vajzat çdo gjë e bënin me dëshirën e tyre.
Ajo shtoi se nuk e dinte që ky ishte aktivitet penal.
Ndaj tutores u caktua masa e sigurisë ‘Arrest ne shtepi’./a.m.