Një numër i madh i shtëpive të të famshmëve pritet të goditen nga uragani Irma, derisa kjo stuhi e fuqishme po i afrohet Karaibeve.
Evakuimet tashmë kanë filluar në një pjesë të Floridas dhe Karaibeve pasi uragani – në madhësi të Francës – është cilësuar si stuhia më e fuqishme e regjistruar ndonjëherë në Oqeanin Atlantik.
Shtëpitë e aktorëve Johnny Depp, David Copperfield, moderatores Oprah Winfrey, këngëtarit Mick Jagger dhe ajo e presidentit amerikan Donald Trumpi, pritet të goditen nga uragani i fuqishëm.
Filantropi Richard Branson ka refuzuar të largohet nga kompleksi i tij Necker Island në British Virgin Islands përkundër rrezikut të madh nga uragani.Vila luksoze në këto ishuj kanë edhe aktorët Bruse Ëillis e Eddie Murphy, përgatiti Express. (b.an)