Kryeministri Edi Rama është rikthyer aktiv në Facebook duke shkëmbyer replika me komentuesit. Pas publikimit të statusit për burokracinë, komentuesit ndër të tjera i kanë kujtuar Ramës, aleatin kryesor në bashkëqeverisje në mandatin e parë dhe deklaratat në fushatë.
Në një koment, Rama ka folur për herë të parë edhe për debatin e ‘mbulimin’ e Skënderbeut gjatë faljes së Bajramit një javë më parë në Tiranë. Rama i cilëson si delenxhinj që i kanë dhënë gojës këto ditë ata që u përfshinë në këtë debat. /ma.me