Shtëpi të shkatërruara, makina të marra nga uji dhe të përplasura aty-këtu, lagje të tëra të rrafshuara dhe porte e aeroporte të nxjerra jashtë përdorimit.Kjo është skena e lënë pas nga uragani “Irma” në Porto Riko, ku ka shkaktuar gjithashtu edhe tetë të vdekur deri më tani, shkruan Albeu.com.
Pamjet e publikuara së fundmi tregojnë një përplasje shkatërrimtare nga uragani në Karaibe, i cili tashmë i është drejtuar Miamit në SHBA.
Autoritetet lokale kanë kërkuar evakuimin e detyrueshëm për 100.000 banorë, ndërsa kanë bërë thirrje te të tjerët që të bëjnë kujdes. Uragani “Irma” kaloi në shkallën 5 të uraganeve, duke qenë shumë shkatërrimtar, përgatiti Express. (b.an)