Përveç inspektimeve të nisura në Gjykatën e Kavajës ndaj një vendimi gjyqësor që dënoi Fadil Kasemin me 3 vjet burg, Këshilli i Lartë i Drejtësisë po verifikon gjithashtu edhe gjykatën e kryeqytetit që pushoi kërkesën për urdhër mbrojtje ndaj Fildez Hafizit, e cila u vra pas dy viteve konflikte me ish bashkëshortin.
Ndonëse mbyllja e kësaj dosjeje në Gjykatën e Tiranës është bërë për shkak se viktima, asokohe studente e magjistraturës, hoqi dorë nga gjykimi, KLD është në kërkim të çdo dokumenti që do të sqaronte nëse i është ofruar apo jo mbrojtja e duhur nga autoritetet nënës së dy fëmijëve.
Por siç tregon vendimi i pushuar i prillit 2015, paditësja i ësthë drejtuar gjykatës me kërkesën për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. Por ndërsa seanca e parë është hapur më 24 mars 2015, në të dytën që është zhvilluar dy javë më vonë, Fildeze Hafizi nuk është paraqitur për shkaqe që nuk dihen, ndërsa mungesa e saj solli pushimin e gjykimit.
Në këto kushte gjykata shprehet se pasi verifikoi në sekretari dhe në protokoll, ku rezultoi se Fildeze Hafizi nuk kishte paraqitur kërkesë për shtyrje seance, apo shkaqe për mungesën e Fildezit, e pushon gjykimin.
Verifikimet e KLD po kryhen edhe ndaj trupës gjyqësore në Kavajë, që dënoi Fadil Kasemin për dhunë në familje pas tentativës së tij për të vrarë bashkëshorten në Golem pesë muaj pasi ajo u tërhoq nga urdhri i mbrojtjes. /ma.me