Rreth orës 12:00 përfundoi mbledhja e dytë informale e kabinetit të ri qeveritar e mbajtur për dy ditë në Velipojë.
Në fokus të diskutimeve të takimit ka qenë zbatimi i programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, mënyrën sesi do të funksionojë shkrirja e ministrive dhe institucioneve përkatëse në kohën kur plani i punës është hartuar dhe ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me impementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor.
I vetmi që komentoi me disa fjalë takimin ishte ministri i Financave, Arben Ahemtaj.
“Mbledhja shumë produktive”, tha ai./a.m.