Kryeministri Edi Rama e ka lënë të hapur një mundësi për një tjetër marrëveshje me opozitën e Lulzim Bashës.
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor mund të bëhet përmes një tjetër marrëveshje mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Këtë gjë e la të kuptohej kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Velipojë.
Kreu i qeverisë e la të hapur mundësinë që të arrijë një tjetër marrëveshje me kreun e opozitës Lulzim Basha për zgjedhjet e ardhshme.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, duke u ndalur në praktikë tek marrëveshja për zgjedhjet e 25 qershorit, Rama u shpreh:
“Kjo mbetet për t’u parë, për t’u diskutuar. S’kam ndonjë paragjykim për këtë, pavarësisht se ka pasur disa probleme, por marrëveshja dhe ajo çfarë solli është një e mirë e madhe pasi ka prodhuar zgjedhjet më të qeta dhe më të lira. Që nga fakti që territori nuk u ndot me flamuj e postera. Njerëzit e kanë vlerësuar marrëveshjen. S’kam ndonjë kundërshti që ta shohim edhe këtë”, u shpreh Rama.
Në Velipojë është mbajtur mbledhja e dytë informale e qeverisë së re përpara ministrat e rinj të dekretohen nga Presidenti dhe të marrin detyrën.
Mbledhja e parë informale e Kryeministrit Rama me ministrat e rinj u zhvillua para një jave në një lokal në Llogara.
a.ç