Municione luftarake dhe farë lëndësh narkotike janë sekuestruar nga policia e Tiranës në banesën e një 40 vjeçari në kryeqytet.
Në pranga ka rënë Artan Raska, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në rrugën “Korabi”, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
– Fara të llojit Cannabis Sativa të cilat rezultuan të peshës 132 gramë.
– 2 kallëpe me lëndë plasëse tritol.
– 5 kapsolla detonatore.
– 7 fishekë luftarakë model 56.
– 3 karikatorë automatiku model 56.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 të Kodit Penal
a.ç