Situata nga zjarret ishte mjaft e rëndë edhe këtë verë. Qindra hektarë pyje u shkatërruan ndërkohë edhe njëherë doli në pah mungesa e kapaciteteve për përballimin e situatave të tilla. Kryeministri Edi rama paralajmëroi nga Velipoja se edhe strukturat e Emergjencave Civile do të reformohen thellësisht.
Sipas Ramës, nevojitet një organizim më i mirë i të gjitha strukturave, në mënyrë që të përballohen me sukses emergjencat e ndryshme.
“Përveç ristrukturimit të Emergjencave Civile, me rëndësi në rastet e zjarreve është edhe angazhimi i qytetarëve”, u shpreh kryeministri Rama./a.m.