Andres Iniesta ka mohuar deklarimet e presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu se është arritur marrëveshja për vazhdimin e kontratës së tij.Bartomeu kishte thënë për Mundo Deportivo se është arritur marrëveshja në parim me mesfushorin, kontrata e të cilit i skadon në vitin e ardhshëm, dhe se në javët e ardhshme shpreson që të zyrtarizohet, transmeton Koha.net.
“Tashmë kemi një marrëveshje në parim për renovimin, dhe shpresojmë që ta finalizojmënë javët e ardhshme”, kishte thënë Bartomeu para disa ditësh, kur ishte pyetur për të ardhmen e Iniestas.
Megjithatë, Iniesta, duke u kthyer nga angazhimi i tij me kombëtaren spanjolle në aeroportin e Barcelonës për reporterët kishte dhënë një “jo” të madhe kur ishte pyetur nëse kishte marrëveshje.33 vjeçari është lidhur me një largim nga Camp Nou që nga përfundimi i sezonit të kaluar. (b.an)