Kancelarja gjermane Angela Merkel është qëlluar me domate gjatë një takimi elektoral në qytetin e Heidelberg.
Merkel është qëlluar nga një grup prej 3 mije personave të cilët ishin mbledhur me pankarta në shenjë proteste ndaj politikave të saj për refugjatët, ku në dy vitet e fundit në Gjermani kanë hyrë mbi 1 milion refugjatë.
Domatet e kanë kapur kancelaren Merkel në pjesën e krahut të majtë, ndërsa e ka kaluar me sportivitet këtë situatë.
Policia ka nisur hetimet ndaj përgjegjësve.
a.ç