Pas takimit 2-ditor në Llogara, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një tjetër takim informal me ministrat e rinj të qeverisë që pritet të nisë nga puna pas pak ditësh.
Këtë herë kryeministri ka zgjedhur një tjetër zonë turistike ku do mbahet takimi dhe bëhet fjalë për Velipojën.
Mësohet se në mbledhje do të jenë sërish edhe Gramoz Ruçi, si emri i propozuar për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë dhe Taulant Balla, i propozuari për kreun e grupit parlamentar.
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar thirrjen e seancës së parë të Kuvendit të Ri të dalë në zgjedhjet e 25 qershorit, i cili do mblidhet ditën e shtunë në datë 9 shtator 2017 në orën 10:00.
Në seancën e parë të Kuvendit, pritet të ngrihet Këshilli i Verifikimit të Mandateve, i cili del me një raport të posaçëm për konstitutimin e Kuvendit të ri dhe verifikimin e mandateve të deputetëve të dalë nga zgjedhjet./a.m.