Një çift eksploruesish inteligjentë kanë marrë imazhe të reja interesante të një prej bazave më të ruajtura të ushtrisë amerikane të të gjitha kohërave: burgu i supozuar i jashtëtokësorëve “Area 51”.
Siç shkruajnë mediat e huaja, e vendosur në shkretëtirën e Nevadës, Area 51 – një ndarje e bazës së forcave ajrore të Edwards të Kalifornisë – u themelua në vitin 1955 për të testuar avionin e zbulimit të Lockheed U-2.
I mbyllur për shumë kë, vendi ka mbetur një mister.
E hulumtuesit amatorë të jashtëtokësorëve Tim dhe Tracey Doyle, të cilët drejtojnë kanalet e YouTube, UFO Seekers, kanë bërë një ngjitje prej rreth 2400 metrash në krye të Tikaboo Peak – 25 milje në lindje të zonës – dhe përdorën një lente për distanca super të gjata për të regjistruar këto imazhe.
Shumë teori konspirative besojnë se Zona 51, e vendosur në shkretëtirën e Nevadës, përdoret për të ruajtur UFO-t.
Megjithatë këto teori disa herë janë hedhur poshtë dhe vendi është deklaruar se përdoret për të testuar avionët më modernë të ushtrisë amerikane, si “U2” dhe “SR-71”./a.m.