Rënien e numrit të turistëve nga Kosova në Shqipëri e pranon edhe Unioni Turistik Shqiptar, shkruan Koha Ditore.
Por, sipas kreut të këtij unioni, Rrahman Kasa, rënia e numrit të turistëve nga Kosova është si shkak i pamundësisë së akomodimit, pasi shumë nga hotelet dhe resortet në Shqipëri këtë sezon janë të bllokuara me turistë nga Evropa.
Kasa tha se gjatë këtij viti është evidencuar një rënie e turistëve nga Kosova dhe nga trojet e tjera shqiptare me 10-15% krahasuar me vitin 2016. (b.an)