Pak minuta nga nisja e sfidës Maqedoni-Shqipëri e vlefshme për Botërorin 2018-të, në stadiumin e Strumnicës, në tribunën ku qëndrojnë përfaqësuesit e medias shqiptare ka pasur tension.
Një punonjës i forcave të sigurisë maqedonase ka tentuar të heqë flamurin shqiptar të vendosur në tribunën ku qendron media, shkruan BW
Selimi shton se gazetarët shqiptarë kanë protestuar fort që një gjë e tillë të mos ndodhë dhe se punonjësi i sigurisë është larguar.
Pas këtij momenti ka nisur një komunikim mes Gerti Çarçanit, zëdhënës për mediat i FSHF-së dhe homologut të tij maqedonas, Zllatko Andonovski.