Kur kanë mbetur më pak se dy orë deri në fillimin e ndeshjes Maqedoni-Shqipëri në Strumicë, kanë filluar të shpeshtohen provokimet e huliganëve maqedonas dhe skandimet e tyre antishqiptare, raporton ekipi i Gazetës Lajm që do të përcjellë “derbin ballkanik”.
Kamera e Gazetës Lajm ka arritur të incizojë një grup huliganësh dhe brohoritjet e tyre antishqiptare: “Shqiptarët e mallkuar” dhe “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Maqedoni e pastër” dhe skandime tjera.
Ata janë ulur në një kafeteri afër parkut të qytetit, ku edhe kalon rruga për tek stadiumi.
Paralelisht me afrimin e momentit kur do të fillojë ndeshja, vërehet edhe rritje e numrit të policëve në rrugët e Strumicës, e posaçërisht afër stadiumit të qytetit ku do të luhet ndeshja.
Ndryshe, në Strumcë në çdo moment pritet edhe ardhja e rreth 800 tifozëve shqiptarë, të cilët do të përkrahin kombëtaren