Rreth 4 mijë raste të dhunës në familje regjistron çdo vit Policia e Shtetit.
Të dhënat janë bërë publike nga specialistja për dhunën në familje në Policinë e Shtetit, Gjinovefa Budo, e cila thotë se shpesh të dhunuar janë edhe burrat.
“Referuar shifrave të policisë lidhur me dhunën në familje, variorijnë në 10-11 raste denoncimi në ditë, ndërsa në shifra zyrtare vjetore janë rreth 4 mijë raste të dhunës në familje”, shprehet specialistja Gjinovefa Budo.
“Dhuna në familje shpesh mund të jete dhunë ndaj burrave, për shembull vëllai ndaj vëllait, fëmija ndaj prindërve, ndaj babait, nënës, etj. Përqindja e dhunës ndaj grave është rreth 73-74 % dhe pjesa tjetër i përket dhunës ndaj burrave.”, përfundon Budo.
a.ç