Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë në mbrojtje Akademinë e Shkencave.
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka publikuar një dokument, sipas të cilit projekti i qeverisë së tepsisë, siç e cilëson ai, parashikon zhdukjen e Akademisë së Shkencave përpara 25 qershorit.
Luan Rama shkruan se në dokument parashikohet që Akademia e Shkencave do të jetë nën varësinë e Ministrisë së Arsimit.
Luan Rama:
Në dokumentin e më poshtë, projekt i Qeverisë së Tepsisë, është parashikuar përpara zgjedhjeve të 25 qershorit zhdukja e Akademisë së Shkencave! Siç vërehet, nën Ministrinë e Arsimit, Kulturës, Inovacionit, Rinisë dhe Sporteve është parashikuar edhe Qendra Kombëtare e Kërkimit Shkencor, në të cilën do të përfshihen Akademia e Shkencave + Qendra e Studimeve Albanologjike + shumë institute për kërkim shkencor!