Kancelarja gjermane, Angela Merkel i bëri thirrje Evropës të mbetet e bashkuar në marrëdhëniet e saj me Turqinë, në vazhdën e lëvizjeve të Berlinit për të rindërtuar marrëdhëniet e tij me Ankaranë pas tensioneve midis dy kombeve.
“Do të ngjallte me të vërtetë një habi të madhe , nëse ne nuk do të ishim dakord publikisht për çështjen e marrëdhënieve të ardhshme me Turqinë “, tha Merkel gjatë seancës së fundit të parlamentit përpara zgjedhjeve, këtë muaj.
“Kjo do të dobësonte në mënyrë dramatike pozicionin e Europës”, u tha kancelarja deputetëve në një kohë kur Berlini është duke shqyrtuar rindërtimin e marrëdhënieve të tij me Turqinë.
Merkel tha se gjatë takimit me liderët e Bashkimit Evropian, në tetor, do të zhvillonte diskutime lidhur me marrëdhëniet e ardhshme me Turqinë e cila do të përfshinte edhe përfundimin e negociatave të anëtarësimit të Ankarasë në bllokun e BE-së, me qendër në Bruksel.
a.ç