Shkencëtarët kanë zhvilluar një kamër e cila mund të shoh përmes trupit të njeriut.
Pajisja është dizajnuar për tu ardhur në ndihmë doktorëve gjatë ekzaminimeve shëndetësore.
Deri më sot mjekët duhej të përdornin skanimet e shtrenjta si rrezet X për të gjurmuar dhe analizuar progresin një sëmundjeje.
Kamera e re është e aftë të gjurmojë burimet e dritës brenda trupit si një tub endoskopi. Profesorët e Universitetit të Edinburgut thanë se teknologjia e re ka një potencial të lartë dhe aplikim të gjërë.
Kamera e re mund të gjurmojë thërrmija individuale të quajtura fotone dhe është aq e ndjeshme sa të kapë çdo burim drite sado i vogël të jetë.
Ajo mund të shohë dritën përmes një indi 20 cm të trashë në kushte normale, njofton Pcw./a.m.