Plot 9 muaj më parë folëm rreth kësaj teme ndërsa sot kemi një përgjigje pse përdoruesit e kanë të pamundur të bllokojnë profilin e Mark Zuckerberg në rrjetin social Facebook.
Saga filloi në Janar kur u vu re se llogaria e Zuckerberg ishte imune ndaj butonit “Block” ndërsa tashmë edhe profili i bashkëshortes së tij është imun.
Nëse klikoni butonin “block” në Facebook-un e ekzekutivit të Samsung, sajti kërkon që të konfirmoni qëllimet tuaja dhe më pas ju paraqet një mesazh paralajmëruar ku thuhet “Ky profil nuk mund të bllokohet momentalisht.”
Por ndërsa problemi u shfaq edhe tek një tjetër anëtar i familjes, Priscilla Zuckerberg, një zëdhënës i rrjetit social tha se fenomeni nuk është specifik vetëm për një llogari por vjen ngaqë llogarinë që kërkoni të bllokoni është bllokuar nga shumë të tjerë, njofton Pcw.
Edhe qeni i familjes ka një Facebook por llogarinë e tij mund ta bllokoni. Madje edhe motrës së tij./a.m.