I etiketuar si një nga nismëtarët e lëvizjes anti-Basha në PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, komenton aktualitetin politik në vend, në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Ndërsa foli për një opozitë të dobët, ai komentoi edhe zërat që qarkulluan për Majlinda Bregun, të cilës mund t’i besohej Ministria e Integrimit në kabinetin qeveritar “Rama 2
Sipas tij, kjo e fundit mund ta ketë refuzuar vetë një post të tillë.
“Zonja Bregu është një personalitet i ardhur në PD në mënyrë aktive nëpërmjet KOP ku u përpoqëm të tërheqim njerëz teknicienë, përfshi edhe Bashën. Falë aftësive të saj, s’do ishte e çuditshme të kishte edhe poste në qeveri të tjera.
Pra, ajo ka treguar profil të lartë të njeriut që di të bëjë punë. Fakti që nuk u bë pjesë e qeverisë mendoj që ka qënë vendim i saj, se zonja Bregu është pozicionuar qartë tek PD, ose jashtë politikës. Nuk kam parë tek ajo prirje për kompromis me PS apo qeverinë e majtë”,- komentoi Mustafaj./a.m.