Dukesha e Kembrixhit është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. “Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë shumë të lumtur të njoftojnë se Kate pret fëmijën e tyre të tretë”, shkruan Daily Mail.
Mbretëresha dhe anëtarët e të dy familjeve janë shumë të lumtur nga lajmi. Ashtu si në dy shtatzënitë e mëparshme, Dukesha po vuan nga “Hyperemesis Gravidarum”, një ndërlikim shtatzënie e kombinuar me përzierje, vjellje dhe humbje peshe e dehidratim.
Ajo nuk do të kryejë më angazhimin e saj të planifikuar në Qendrën për fëmijët e rrugës Hornsey në Londër. Dukesha është nën kujdes dhe po qëndron në Pallatin Kensington.
Kate dhe William kanë një djalë George 4 vjeç dhe një vajzë Charlotte 2 vjeç.
a.ç