Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga policia në Himarë, ku dy persona ishin përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin.
Policia u njoftua në lidhje me sherrin dhe shkoi menjëherë në vendngjarje, duke shmangur agravimin e situatës.
Sipas njoftimit të policisë, rezulton se 72-vjeçari Jani Kreku kërcënonte dhe goditi me thikë një 57-vjeçar me iniciale V.L, në tentativë për ta vrarë. Falë ndërhyrjes së policisë, 72-vjeçari u arrestua në flagrancë.
Jani Kreku akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.
a.ç