Presidentii Kosovës,Hashim Thaçi ka kërkuar që Qeveria të japë 100 mijë dollarë në ndihmë të familjeve amerikane që u goditën nga përmbytjet në Houston.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shqiptarët janë solidarë dhe se nuk harrojnë ndihmë që populli amerikan e ka bërë për Kosovën.
Postimi i plotë i Thaçit:
Bashkë me qytetarët e Republikës së Kosovës, me shqetësim dhe dhimbje, kam përcjell zhvillimet në Hjuston pas reshjeve dhe përmbytjeve masive të shkaktuara nga uragani Harvey, të papara ndonjëherë.
Ne, si shtet i ri, ende kemi probleme me varfërinë, por jemi popull solidar dhe që nuk harron kurrë ndihmën e popullit amerikan për Kosovën, kur ne ishim pllakosur nga vuajtjet e luftës në fund të shekullit të kaluar.
Prandaj, i bëj thirrje dhe kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më shpejt të marrë vendim për ndarjen e së paku 100.000 dollarë në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga kjo katastrofë.
Jam i vetdijshëm që kjo shumë është simbolike! Ne ndihmojmë me aq sa kemi, ashtu siç na e ka mësuar tradita e jonë shekullore