Një sulm i dyshuar akustik në stafin e ambasadës amerikane në Kubë, ka ndodhur muajin e shkuar, kanë konfirmuar zyrtarët. U mendua fillimisht se incidentet kishin përfunduar disa muaj më parë.
Departamenti amerikan i shtetit tha se numri i personave që kanë raportuar probleme me shëndetin është rritur në 19.
E gjithë kjo ndodh ndërsa unioni që përfaqëson stafin diplomatik thotë se disa nga viktimat kanë pësuar dëmtime të trurit dhe humbje të përhershme dëgjimi.
Kuba ka mohuar përfshirjen në sulme dhe thotë se po heton raportet. Stafi i ambasadës amerikane dhe të paktën një kanadez, filluan të shikonin simptomat, vitin e kaluar. Sidoqoftë problemi u raportua për të parën herë në gusht, kur SHBA dëboi dy diplomatë kubanë nga uashingtoni.
Zyrtarët thanë se dëbimet ishin në shenjë proteste ndaj dështimit të kubës në mbrojtjen e diplomatëve amerikanë. Aparate sonike mund të jenë përdorur për të emetuar valë tingujsh të papërballueshëm që mund të shkaktojnë shurdhimin- shkruan mediat amerikane shkruan TCH.
Qeveria amerikane konfirmoi ndërkohë se një incident i fundit ishte regjistruar në gusht dhe se numri i stafit që ka probleme, është rritur.
“Ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë e rasteve të reja ndërsa ekspertët e mjeksisë vazhdojnë të studiojnë rastet mes komunitetit diplomatik”, tha një zëdhënëse e departamentit të shtetit.
Diagnoza e të prekurve përfshin dëmtime të trurit dhe humbje të përhershme të dëgjimit, shoqëruar me simptoma shtesë si humbja e ekuilibrit, dhimbje të forta koke etj. Për herë të parë, humbja e dëgjimit, përshkruhet si e qëndrueshme.
Departamenti amerikan i shtetit, sidoqoftë, nuk ka fajësuar ende askënd për incidentet. Misioni amerikan në havana u rihap si ambasadë në 2015, pas 50 vitesh armiqësi mes dy vendeve.