Surprizat mbrëmjen e djeshme në dasmën e Xhensilës dhe Besit nuk kanë munguar.
Një ndër to ka qenë edhe momenti komik kur në një ‘led wall’ janë pasqyruar disa nga mesazhet e Besit teksa fton në dasmë miqtë e tij.
Mes tyre ka qenë edhe mesazhi i Lulzim Bashës dhe Petrit Vasilit.
“Përshëndetje z. Basha. Do kisha shumë dëshirë që në datën 1 shtator t’iu kishim në dasmë”, shkruan Besi.
“Di vij me patjetër! Fjalë burri që do vij!”, ia kthen Basha.
Ndërsa mesazhi i shkëmbyer me Vasilin ka qenë edhe më ngacmues.
“Tito, mos harro dasmën!”, i shkruan Besi.
“Do vij vetëm po më ule në krah të Ilir Metës”, ia kthen ish-kryetari I LSI-së.
/panorama