Prokuroria e krimeve të rënda i kërkon gjykatës të caktojë masën e sigurisë arrest me burg për Fadil Kasemin, 53 vjeçarin që dy ditë më parë ekzekutoi ish bashkëshorten e tij gjyqtare Fildes Hafizi.
Ndaj Kasemit është ngritur akuza e vrasjes për shkak të rrethanave cilësuese e cila, sipas Kodit Penal neni 79/c, dënohet nga 20 vite deri në burg përjetë ajo e armëmbajties e cila dënohet nga 5 deri në 15 vite sipas nenit 278 dhe akuza e tretë ajo e rrëmbimit ose mbajtja peng e personit, parashikuara nga nenet 79/c dhe 278/1 dhe 109/1 të Kodit Penal.
Sipas burimeve për ReportTv nga grupi hetimor, Fadil Kasemi ka refuzuar të flas për krimin duke pranuar vetëm autorsinë e ngjarjes dhe vrasjen e ish bashkëshorte.
Para hetuesve ai është shprehur se do të flas para gjykatës për gjithçka bëri dhe nuk ka treguar as mënyrën se si ka siguruar armën e vrasjes pistoletë.
Fadil Kasemi, do të dal të dielën para Gjykatës së Krimeve të Rënda, për t’u njohur me masën e sigurisë dhe tre akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Dy ditë më parë i liruari nga burgu me amnisti dhe pse ishte dënuar për dhunë në familje dhe armbajtje, u rikthye sërish krimit të lënë përgjysmë në 2015.
Kasemi ezkekutoi ish bashkëshorten e tij Fildes Hafizi më 31 gusht, vetëm për shkakun se kjo e fundit e kish divorcuar dhe s’pranonte të rilidhej për të vazhduar jetën së bashku.
Fadil Kasemi e ka pritur për disa orë ish-bashkëshorten e tij poshtë pallatit. Fildeze Hafizi ishte duke parkuar makinën e saj tip Mercedez-Benz, poshtë pallatit ku ajo jetonte bashkë me djalin dhe vajzën e saj.
Pikërisht në momentin që ka parkuar makinën, nga krahu i pasagjerit është afruar ish-bashkëshorti Fadil Kasemi dhe e ka qëlluar dy herë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Fildeze Hafizit, e cila ishte ende në timon.