Një karburant në aksin Vlorë-Babicë ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa policia bën të ditur se janë të paktën tre autorë të dyshuar.
Sipas të dhënave të para, grabitësit kanë arritur të marrin xhiron ditore dhe një telefon celular.
Ja deklarata zyrtare e policisë:
Më datën 02.09.2017, rreth orës 02:30, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Vlorë – Babicë, është vjedhur një karburant.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se tre shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në karburant të maskuar dhe me një armë zjarri, ku kanë kërcënuar punonjësin e karburantit, shtetasin M.M., 60 vjeç, duke i marrë (vjedhur) një sasi lekësh prej 12.000 mijë lekë të reja dhe një aparat celular, dhe janë larguar.
Policia menjëherë ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrolli i imtësishëm i zonës ku ka ndodhur ngjarja.
Janë sekuestruar pamje filmike në disa pika të ndryshme nga ku mund të kenë lëvizur autorët dhe vazhdon puna intensivisht për identifikimin dhe kapjen e tyre. Frika nga zjarret, brenda 24 orëve 8 vatra. /b.d