Anglia ka shënuar fitore të pastër prej 4:0 ndaj Maltës, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të merituar ndaj Maltës me rezultat të pastër 4:0.
Të tre golat skuadra angleze i shënoi në pjesën e dytë, me anë të sulmuesit Harry Kane dy, mbrojtësit të majtë Bertrand dhe sulmuesit Welbeck.
Pas kësaj fitoreje Anglia mbetet në vendin e parë në Grupin F me 17 pikë, dy më shumë se sa Sllovakia në vendin e dytë, përgatiti “Express”. (b.an)