Nga njëra anë kandidatja e hekurtë Angela Merkel, përballë rivali i saj i zjarrtë Martin Schulz. Dueli televiziv që do t’i ballafaqojë të dielën do të jetë një përballje personalitetesh, njëkohësisht konsideruar si karta e fundit e social-demokratit para zgjedhjeve.
“Shansi i tij i fundit për të ndryshuar tendencën, përmbledh këtë javë e përditshmja Handelsblatt në adresë të kreut të SPD. Sondazh pas sondazhi, mbetet me një distancë mjaft të madhe në këndvështrimin e zgjedhjeve parlamentare të 24 shtatorit përballë kancelares ndaj së cilës gjithçka duket si mjaft premtuese për një mandat të katërt njëkohësisht si një rekord jetëgjatësie në pushtet në Gjermaninë e pas luftës.
Rrethi i saj konservator është vlerësuar me 38 për qind të votave, kundrejt 24 për qind për social-demokratët e Martin Schulz.
“Për Schulz, e diela do të jetë dita më e rëndësishme e fushatës. Është dita kur do të vendoset përfundimisht nëse mundet apo jo të ndryshohen gjërat”, theksoi Handelsblatt./b.d