Harta e publikuar në sajtin Indy100 tregon se në cilat vende ndalohet incesti dhe ku ai është legal dhe me çfarë kushtesh.
Harta përbëhet nga territore me ngjyrë të kuq, ku marrëdhënia midis personave në farefisni konsiderohet ilegale, deri në ato me ngjyrë të gjelbër ku çfarëdo lloji marrëdhëniesh të tilla lejohet, transmeton Koha.net.
Vendet e tjera të analizuara janë të shënuara me ngjyrë të verdhë, të gjelbër të hapur ose me ngjyrë të portokalltë.
Marrëdhëniet e tilla janë të ndaluara në të gjitha vendet e Ballkanit, ndër to edhe në Kosovë, në disa vende të Europës Lindore e Juglindore, në Britani të Madhe dhe vendet skandinave, ndërsa janë plotësisht të lejuara në Spanjë, Portugali, në pjesën më të madhe të Rusisë, tregon harta. (b.an)