Dhimbja ka pllakosur familjen e gjyqtares Fildeze Hafizi, 38-vjeçe e cila humbi jetën një ditë më parë nga plumbat e ish-bashkëshortit, Fadil Kasemi.
Familjarët dhe të afërmit e gjyqtares Fildeze Hafizi rrëfejnë në momentet e fundit të nënës së dy fëmijëve dhe përballjen e saj me ish-bashkëshortin.
Ata thonë se ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi e kishte takuar dy herë në 10 ditët e fundit gjyqtaren, ku i kërkonte vazhdimisht të ktheheshin sërish bashkë raporton Shqiptarja.com.
Sipas tyre, fillimisht ai e kishte kërcënuar dhe i kishte kërkuar që ta lejonte të shkonte te shtëpia për të takuar fëmijët, por që ka hasur në rezistencën e 38-vjeçares.
Fildeze Hafizi banonte në një apartament me dy prindërit dhe vajzën e djalin e mitur.
Familjarët: Dy takime në 10 ditë, ish-burri i tha do pendohesh
Ndërsa para 5 ditësh, rrëfejnë familjarë, ish-bashkëshorti i kishte dalë në rrugën pranë shtëpisë dhe i kishte kërkuar që të ribashkoheshin dhe të jetonin bashkë me fëmijët.
Kur Fildeze Hafizi kishte refuzuar ai i kishte thënë: “Do pendohesh për këtë që po bën”.
(Në foto apartamenti ku banonte gjyqtarja Fildeze Hafizi)
Ish-bashkëshorti Fadil Kasemi ka pranuar krimin përpara uniformave blu, duke deklaruar se e vrau gjyqtaren pasi nuk e lejonte të takonte fëmijët. Dy vjet më parë ai e kërcënoi atë me armë zjarri në plazhin e Golemit.
Pavarësisht denoncimit nga gjyqtarja dhe provat që e implikonin atë në tentativë vrasje, mbi Fadil Kasemin nuk rëndoi kurrë kjo akuzë.
Fildes Hafizi u qëllua për vdekje mesditën e të enjtes brenda në automjetin e saj nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi.
Historia e gjyqtares dhe problemet e saj me ish-burrin u bënë të njohura dy vite më parë kur ai e kërcënoi për vdekje në plazhin e Golemit. Policia i gjeti Kasemit armën e zjarrit me të cilën ai kishte planifikuar vrasjen e gjyqtares, por edhe pse u arrestua e u dënua, ai doli nga burgu pas një viti, duke përfituar nga amnistia.
Shqetësimin e saj gjyqtarja Fildes Hafizi ia kishte adresuar edhe ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, përmes një letre, duke shprehur se ish-bashkëshorti s’po merrte dënimin e merituar nga drejtësia dhe se jeta e saj ishte në rrezik serioz.
Të gjitha lajmet për vrasjen e gjyqtares Fildeze Hafizi
Vrasja e gjyqtares, zbardhet rekursi i Prokurorisë për lirimin e Kasemit
Gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës, Fildeze Hafizi humbi jetën një ditë më parë mes plumbave nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi.
ReportTv ka siguruar një kopje të rekursit të prokurorisë së Durrësit e cila ka ankimuar lirimin nga qelia të Fadil Kasemit dhe dënimin e tij nga gjykata e Kavajës dhe ajo e Apelit në Durrës vetëm 3 vite burg.
Por paçka këtij rekursi i cili prej 2016 fle në Gjykatën e Lartë ku është caktuar vetëm relatori Guxim Zenelaj,nuk është kryer asnjë seancë ai mundi të jetë i lirë.
Kasemi pritet që të shtunën të dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për tu njohur me masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa ndaj tij këtë herë rëndojnë dy akuza.
Vrasja për shkak të rrethanave familjare të personit me cilësi të vecanta sic ishte gjyqtarja Fildes Hafizi dhe armabjtie pa leje.
53 vjecari Kasemi rrezikon që në përfundim të hetimeve dhe gjykimit të dënohet me burgim të përjetshëm.
Por ajo cka mbetet ende e paqartë dhe pse Prokuroria ka depozituar këtë rekurs është fakti se si u çbë akuza për tentativë vrasje dhe pse vetë prokurori e pranon që ka qenë në kufijtë e këtij krimi.
Pas arrestimit nga uniformat blu, Kasemi ka pranuar autorësinë e krimit duke mos shfaqur pendesë dhe është shprehur se armën e ka blerë kur ka dalë nga burgu tek disa persona që si kujton.
Vajza e gjyqtares: Mami im heroina ime, babai monstër
Një ditë pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi, nga ish-bashkëshorti i saj, ka qenë vajza e mitur e cila ka bërë një postim prekës në rrjetin social Facebook.
Hafizi u qëllua me armë zjarri pistoletë nga ish-burri i saj Fadil Kasemi në zonën e Xhamllikut në Tiranë, duke humbur jetën në vend.
Në mesazhin e saj, e bija e gjyqtares Fildeze Hafizi shkruan se e ëma tashmë është një engjëll që i ruan, ndërsa shprehet se i ati i saj është një monstër që nuk meriton as të marrë frymë.
“Dje kam humbur personin me te rendesishem ne jeten time . Mami im ishte heroina ime , perendesha ime . Ajo ESHTE njeriu me i mrekullueshem i kesaj bote dhe KURRE ne kte bote sdo te kete njeri si ajo me ne kete bote. Ajo sakrifikoi cdo gje per ne duke perfshire jeten qe te na hiqte nga ai plera . Pavarsish cdo gjeje ajo fliste mire per te PAVARSISHT CDO KAFSHERIJE QE KEMI JETUAR NE ATE SHTEPI . Ajo ishte shoqja ime e ngushte , motra ime , dashuria ime e pare ne kete bote . Kushdo qe e njihte e adhuronte kurajon forcen inteligjencen dashurine e saj per jeten dhe zemren e saj te paster . Vetem ne e dime se si rrinte me frike kur iknim CDO FUNDJAVE te i ashtuquajturi “babi” qe ka qene dhe gjithmone do te jete nje monster qe nuk meriton te marri fryme .
Kur te kujtoj mamin tim un nuk do qaj por do jem krenare per personin, heroinen qe me rriti . Dhe sado qe un nuk besoj ne zot un besoj qe ajo tani eshte nje engjell qe na ruan sepse e tille ishte dhe gjalle . Dhe ne do ja dalim do e bejm krenare dhe do behemi te denje qe te quhemi femijet e saj . Sepse ajo eshte forca jone dhe pse nuk esht me mes nesh .
Faleminderit te gjithve qe na u gjendet prane”, shkruan vajza e gjyqtares.
(Postimi në Facebook nga vajza, Melisa Hafizi)
/Shqiptarja.com