Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi i është rikthyer aktivitetit publkik pas aksidentit tragjik ku mbeti i vdekur një person pasi u përplas nga mjeti që drejtonte ligjvënësi. Pasi u shpall i pafajshëm, Rakipi është shfaqur duke shpërndarë mish në qytetin e tij të lindjes me rastin e Kurban Bajramit.
Rakipi shkruan se për familjet në nevojë u shpërndanë 50 deshë.
STATUSI
Me rastin e festes te Kurban Bajramit deshiroj tju uroj te gjitheve gezuar mbaresi dhe miresi per ju dhe per familjet tuaja. Sot sikurse ne te gjithe Kurban Bajramet e tjere familja jone kreu ritin e prejes te kurbanit. 50 deshe ishin te destinuar qe te flijoheshin per Zotin ne kete dite te bekuar dhe mishin e tyre i ndame familjeve me ne nevoje te qytetit tone.
Duke shpresuar se kemi kenaqur sado pak keto shtresa ne nevojë dhe kemi kthyer buzeqeshjen e te pervuajtureve te lagjes ne te cilen jam rritur ju uroj edhe njehere nga zemra Gezuar Kurban Bajramin qofte i begate per te gjithe.
Me respekt Aqif Rakipi.