Interpol Tirana ka ekstraduar sot nga Greqia një të dënuar me 20 vite burg për vrasje.
Sipas një njoftimi për shtyp të Policisë së Shtetit, është ekstraduar 50-vjeçari Qerim Topalli, banues në Peqin.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje”.
Shtetasi i ekstraduar i’u dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë për veprime të mëtejshme.
a.ç