60 për qind e të gjithë azilkërkuesve që vijnë në Gjermani nuk kanë dokumente identifikimi – por pothuajse të gjithë kanë një celular.
Celulari tregon më shumë se pasaporta
Historia e mësipërme ka ndodhur me mijëra herë. Çështja e vendit tëorigjinës është e rëndësishme, sepse është vendimtare për shanset për azil. Sirianët mund të qëndrojnë në Gjermani, marokanët jo, sepse ky vend konsiderohet si vend i sigurt. Pas diskutimeve politike dhe juridike nëse do të lejohet që autoritetet të lexojnë të dhënat e telefonit celular dhe të përcaktojnë saktësisht se prej nga ku dhe kur ka ardhur dikush në Gjermani, tani qeveria vendosi që t’i japë Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) të drejtën që të përdorë telefonat celularë për verifikimin e identitetit.
60 për qind e të gjithë azilkërkuesve që vijnë në Gjermani nuk kanë dokumente identifikimi – por pothuajse të gjithë kanë një celular.
Avokatë, mbrojtës të të dhënave dhe organizata humanitare e konsiderojnë këtë si një ndërhyrje të gjerë sferën e të dhënave personale. Kurse Jutta Cordt, drejtuese e BAMF-it e konsideron si një hap shumë urgjent. Ajo thotë se leximi i të dhënave të celularëve do të jetë vetëm një hap ndihmës në rast dyshimesh për identitetin e personave që kërkojnë azil.
Sa të sigurta janë të dhënat?
E ngarkuara e qeverisë germane për të dhënat personale e konsideron këtë procedurë si antikushtetuese. Të këtij mendimi janë edhe disa ekspertë të së drejtës penale. Deri tani leximi i të dhënave në celular nga punonjësit e BAMF-it, mund të bëhej vetëm pasi për këtë të kishte vendosur një gjyqtar. Në rast dyshimesh se dikush kishte gënjyer për identitetin dhe kjo vërtetohet, atëhere personit i hiqet e drejta për azil. Në vitin 2016 janë anuluar 400 leje për qëndrim si azilant për shkak të mashtrimit për vendin e orgjinës, gjë që ishte konstatuar përmes celularit.
Problem është edhe se dikush mund të ketë dy celularë, megjithatë përcaktimi i identitetit të një personi bëhet më i lehtë nëse kontrollohen edhe të dhënat e celularit. Por pavarsësisht prej kësaj shoqata “Për liritë individuale” do të ngrejë padi kundër ligjit për kontrollin e celularëve./DW