Stërvitja e përbashkët ushtarake mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut u përshkallëzua me manovra bombarduese në afërsi të kufirit me Veriun komunist.
Këto akte u dënuan nga Peniani.
Televizioni shtetëror KCNA transmetoi reagimin e udhëheqësit suprem, Kim Jong-Un, që manovrat ushtarake të Seulit dhe Uashingtonit i cilësoi “akte të pamenduara të një kombi të dëshpëruar”.
Më pas, aty thuhet se është dhënë urdhri për ushtrinë që të qëndrojë në gjendje gatishmërie maksimale, gati për luftë me Shtetet e Bashkuara.
Agjenci lajmesh në Korenë e Jugut raportojnë se në Veri ushtarëve u është dhënë urdhri që të shtojnë racionet ushqimore, në mënyrë që të kenë fuqi për luftë.
Ndërkohë, Peniani kundërshtoi rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënonte lëshimin e fundit të raketës mbi Japoninë. (b.an)