Publikohen përgjimet që tregojnë rrëmbimin qe ndodhi mbrëmjen e 17 qershorit 2015, kur Ridvan Lamaj po pinte një kafe në shëtitoren e qytetit të Sarandës dhe dy shokë të tij, me të cilët kishte debatuar për çështje droge, e ftuan të futet në një “BMW X5”. Në provat e administruara nga gjykata gjenden edhe disa përgjime bisedash telefonike të zhvilluara mes të pandehurit Vitor Islami dhe familjarëve të tij, ku flitet për zhdukjen e Ridvan Lamajt.
PERGJIMI
Ismali: Oo, ee jam shqetsu iher i qysh tek, e mora vesh a oshte te Pjerini, ee le t’ jenne i lidhun dikun moj bije.
Familjari: Po pse ashtë aty, aa?
Islami: Oshte te Pjerini moj ti, s’ke nevoje me i thonë kujt.
Familjari: Jo ishalla, me dite, pa a thu po e gjen kush aty?
Islami: Tash bofte … zotit n’qiell koftë, ai njeri si qeem aty at’dite m’tha, me tana mundiste tha, ne do ta mbyllim kte kapitull ee…
Familjari: Per zotin … s’kane si e mbyllin sen.
Islami: Me shtetin njihere e myllin ti B…, me tjeret e di se s’mbyllet, po me shtetin ata e myllin, deshin me e myll bile, bile policia mos ta njekun.
Familjari: Po nja ajo ka randsi … po funi funit …
Islami: Po ai tha, ai tha shpejt nuk mbyllet ket pune …
Familjari: E he.
Islami: Se do ta m’sheli ket pune, 100 % tha so ta m’shelim ket pune, se nuk oshte naji bazament tha, si e ka pa kush.
Familjari: O no si se kanë pa?
Islami: Q’ështu m’tha ej ti, por. …
Islami: Na tha do ta myllin tha, na falm na fal … po per ça me t’fal unë, se ti s’më ke ti borxh, kush u ka borxh, ju thash e dini kush m’ka borxh, thash ju s’mkini borxh, do ta m’shelin ket punë, do ta m’shelim.
Familjari: …a thu po na, a thu po a ni kush ça t’flasim
Islami: Jo, jo yt’ at o gjumë iherë, nuk o…
Familjari: Ej, ai është vetëm aty ee? …
Islami: Ishte tan, n’fillim kishte tha ai personi, s’di si ja tha emrin me AU, ky e kishte me VI, n’filan datë tha, e n’filan orë, ora 18 e 30 e darkës tha. A ha, n’mpromje
Familjari: E thirren n’filan ven.
Islami: AA..!
Familjari: Bame debat n’lokal t’filanit.
Islami: Kanë bo debat bashkë?
Familjari: Po, ja futem tha thikë, ju iku tha, e n’jekem përmes qytetit tu e pa tane.
Islami: Aa, pa pa!
Familjari: Tu e pa tanë tha Moza, e kishte ç’do gjë n’detaje, me ç’do sekond, e ç’do orë, e me ç’do kohë, e kapem tha e futem prap n’makinë, e hikem prap me ta
Islami: Aa, po poooooo!/Panorama
SI NDODHI NGJARJA, MOTIVI: TRAFIKU i DROGËS
Arrestimi i të dyshuarit për rrëmbimin e Lamajt u bë në janar të këtij viti nga policia. 20 vjeçari Vitor Ismali, i dyshuari kryesor u burgos nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Sipas policisë ky shtetas në bashkëpunim dhe me dy shokë të tij Adrian Ogiçi dhe Alfred Miha kanë rrëmbyer në qytetin e Sarandës më 17 qershor të vitit 2015, shtetasin me inicialet Ridvan Lamaj babai i dy fëmijëve.
Ridvan Lamaj, 37 vjeç, baba i dy fëmijëve, u denoncua i zhdukur nga familja e tij më 17 qershor të vitit 2016. Sipas denoncimit të bërë në polici nga bashkëshortja e tij, 4 persona e kanë rrëmbyer 37-vjeçarin, rreth orës 18:15 të 17 qershorit, në rrugën Turizën- Kanali i Cukës. Sipas denoncimit, ai është keqtrajtuar dhe më pas është futur në makinë. Që prej asaj dite Ridvan Lamaj nuk është gjendur, ai dyshohet të jetë vrarë nga rrëmbyesit.
ma.me