Asteroidi “Florence”, më i madhi që Agjencia hapësinore amerikane, NASA, ka pikasur ndonjëherë, pritet të kalojë pranë Tokës të premten.
Asteroidi gjigant do të kalojë vetëm 7 milionë km larg planetit tonë.
Sipas NASA-s, ky është asteroidi që i është afruar më shumë Tokës qëkurse kanë nisur vëshgimet e objekteve që fluturojnë në orbitën e planetit tonë. Hera e fundit që një objekt i këtyre përmasave i ishte afruar Tokës ishte më shumë se 100 vjet më parë, në vitin 1890.
Studiuesit shprehen një objekt i ngjashëm është përplasur me Tokën 65 milion vite më parë, duke shfarosur bimë e gjallesa, përfshirë edhe dinosaurët.
Sipas vlerësimeve, një dukuri e tillë pritet të përsëritet jo më herët se viti 2500.
Florencë është 4.4 km i gjerë, ose sa 30 piramida të Egjiptit, të bëra sëbashku dhe do të kalojë pranë planetit tonë me një shpejtësi 13.5 km/h.
Ndonëse afrimi i asteroidit gjigant krijon shqetësim, shkencëtarët njoftojnë se nuk ka vend për alarm pasi kalimi i i tij nuk rrezikon planetin.